×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Në ora 11:00

    PDK e AAK sërish sot në Kuvend, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive

    Reporteri
    22 Gusht 2026 | 8:12

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë sot nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.

    PDK njoftoi dje se i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

    Këtij aksioni do t’i bashkohet edhe Aleanca.

    Kështu bëri të ditur dje deputetja e kësaj partie Albana Bytyqi, e cila tha se do t’i bashkohen PDK’së në Kuvend, ndërsa kishte theksuar insistimin e partisë së saj që të themelohen institucionet.

    “Çdo aktivitet që është thirrur nga çdo parti ne kemi qenë prezentë aty, por edhe nesër do të jemi aty patjetër”.

    Afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht, 30 ditë pas certifikimit të rezultateve.

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar “kohë shtesë” për bisedime për Presidentin në seancën konstituive që u mbajt më 6 gusht e ku pritej të propozonte kryeparlamentarin e ri. Të njëjtën kërkesë ai e përsëriti edhe në vazhdimin e seancës, e cila u mbajt jashtë afatit më 8 gusht. Kërkesa e tij u aprovua nga bashkëpartiaku i tij, kryesuesi i seancës Avni Dehari, i cili qe nga ajo ditë nuk ka thirrur më seancë.

    Ambasadat e vendeve të huaja në vend iu kanë bërë thirrje liderëve politikë që t’i japin fund krizës politike në mes paralajmërimeve për humbjet e mundësive

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!