×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    “Për interpretime abstrakte kaloni te faqja e Enver Hasanit”, vazhdojnë thumbimet në distancë mes Kryeziut e Hasanit

    Reporteri
    08 Gusht 2025 | 17:21

    Debatet në distancë mes ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, dhe ish-gjyqtarit të kësaj gjykate, Kadri Kryeziu, kanë vazhduar edhe sot, pas aktvendimit të këtij institucioni për konstituimin e Kuvendit.

    Në postimin ku Kryeziu e ka dhënë leximin e tij për njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, Kryeziu i është përgjigjur me fjalët: “Për interpretime sipas frymës abstrakte ju lutem kaloni te faqja e Enver Hasanit. Shëndet e mbarësi për ju.”

    Ndërkaq, komenti ndaj të cilit ish-gjyqtari Kryeziu reagoi, kishte këtë përmbajtje:

    “Askund në Kushtetutë nuk shkruan as 30 ditë, e as 3 herë. Por ju, si ish-gjyqtar i saj, të paktën do të duhej ta dinit që interpretimet bëhen në frymën e Kushtetutës. 3 herë – kjo mund të bazohej dhe të dilte nga fryma e Kushtetutës, sikur në rastin e zgjedhjes së presidentit. Sidoqoftë, ju po bëni analiza sipas qejfeve të Kurtit dhe Osmanit, sepse nën sqetullën e njërës do të përfundoni.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!