×
  • Lajme
  • Lajme

    Përçarje të reja në LDK, shikoni si Bajram Gecaj përplaset me sigurimin

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 17:51

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka tentuar që t’i qërojë hesapet edhe fizikisht me disa anëtarë tjerë të kësaj partie.


    Përplasja mes tyre, kishte nisur në momentin kur në një nëndegë në Prishtinë, nuk ishin lejuar që të futet disa anëtarë që konsideroheshin se janë njerëz të Gecajt dhe dyshohej se kishin shkuar aty me qëllim që t’i ndihmojnë atij për t’i fituar zgjedhjet brenda partiake.

    Është publikuar edhe në media një video ku Gecaj shihet teksa përplaset keq me sigurimin që nuk i lejonte disa persona të futeshin në sallën ku po mbahej votimi për zgjedhjen e kryetarit të nëndegës.

     

     

    Ish-zv.minisri i MAPL-së, në kohën kur kryeministër ishte Isa Mustafa, në atë video shihet i tensionuar duke komunikuar me tone të ashpëra me sigurimin.

    Reporteri.net ka tentuar të marrë një deklaratë nga Gecaj për rastin në fjalë por ai nuk e ka hapur telefonin.

    Kujtojmë se javë më parë në Degën e dytë e LDK-së, që përfshin zonë e qytetit të vjetër në Prshtinë, poashtu kishte  tensione gjatë tentimit për të mbajtur kuvendin zgjedhor të një nëndege të saj në shkollën Gjergj Fishta në Prishtinë, ku protagonist sërish ishte Bajram Gecaj.

    Mbledhja ishte anuluar pasi Gecaj u përplas me Bardhyl Sejdiut, djalin e Fatmir Sejdiut. Kjo ndodhi pasi Bardhyli kishte akuzuar pjesën tjetër se “po dëshirojnë të manipulojnë me procesin”.

    Por Gecaj kishte mohuar të ketë pasur tensione ndërsa ka pranuar se është anuluar ky tubim për shkak të pjesëmarrjes së madhe.

    Për këtë ishte pyetur në një emision televiziv edhe Fatmir Sejdiu i cili nuk ka dashur të flasë shumë por ka thënë se nuk qëndron situate si është raportuar nga mediat.

    “Kam qenë jashtë vendit, kam qenë në udhëtim. Nuk qëndron edhe si është dhënë në media. Në atë nëndegë janë njerëz të urtë janë njerëz të ngritur dhe të devotshëm.Atë ditë kanë ardhë njerëz nga hapësirat e tjera edhe nga jashtë Prishtinës edhe thuhet edhe nga partitë tjera”, kishte deklaruar Sejdiu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!