×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon aksioni “Subvencione” – Arrestohen 31 persona, prej tyre 12 zyrtarë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 15:07

    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se në aksionin e sotëm i njohur si “Suvbencione”, janë arrestuar 31 persona, ndërsa në mesin e tyre janë edhe 12 zyrtarë dhe 19 përfitues të subvencioneve.

    Të arrestuarit janë zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK.

    Aksioni është zhvilluar në komunat: Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri e Podujevë.

    “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, përkatësisht Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë realizuar një aksion i cili është vazhdim i aksioneve të mëhershme për  rastin Subvencioni 2021, në disa lokacione të ndryshme të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Reporteri.net.


    “Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsejtë tridhjetenjë (31) persona, prej tyre dymbëdhjetë (12) zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

    Përveç, zyrtarëve të arrestuar janë edhe nëntëmbëdhjetë (19) persona janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve. Përfituesit e subvencioneve janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët dyshohet se kanë mashtruar me subvencione.

    “Personat e ndaluar dyshohet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënie e ryshfetit”, “Mashtrim me Subvencione’’, si dhe “Falsifikim i dokumenteve””, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, gjatë afateve kohore ligjore Prokuroria Speciale do të bëjë kërkesë për caktim e masës së paraburgimit të personave të cilët janë ndaluar nga aksioni i sotshëm.

    Rreth 30 të ndaluar në aksionin “Subvencione 2021”, mes tyre edhe qytetarë të dyshuar për dhënie ryshfeti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!