Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka përfunduar për sot dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Ai është ftuar për të dëshmuar nga ekipi mbrojtës i ish-Presidentit Hashim Thaçi.
Rubin do ta vazhdojë dëshminë edhe nesër nga ora 09:00, kur kryetari i trupit gjykues, gjyqtari amerikan Charles Smith III, do të ketë mundësinë të parashtrojë pyetje, nëse vendos ta bëjë këtë. Po ashtu, të drejtën për pyetje plotësuese e kanë edhe Prokuroria dhe mbrojtja.