Mbledhja e Grupit Parlamentar të PDK’së për çështjen e Presidentit, ka përfunduar.
Pas mbledhjes, deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se qëndrimi që kanë deri tash është që nuk do të qëndrojnë në sallë, nëse nuk arrihet marrëveshje, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se po ka prapë tentime nga Kryeministri Albin Kurti që ta çojë opozitën në qosh, duke imponuar kandidatë.
“Ka prapë tentime që me çu në qosh opozitën dhe me imponu kandidatin e tyre politik, sigurisht që ne nuk qëndrojmë në qosh dhe me përgjegjësi të lartë do të qëndrojmë karshi qëndrimeve që i kemi dhënë vazhdimisht që mos me qenë mbështets të një pushteti autoritar, çfarë po e krijon z.Kurti”, tha Lushtaku.
Ai deklaroi se nuk kanë votë as për Andin Hotin, emri i të cilit u lakua sot si propozim i mundshëm për këtë pozitë.
“Andinin e kam pas edhe koleg, por besoj që dihet që ai është vartësi partisë në pushtet dhe derisa është në Vetëvendosje ne nuk kemi votë….Derisa kemi këtë qëndrim, ne sigurisht që nuk do të qëndrojmë në sallë”, tha Lushtaku.
Lushtaku tha se nuk beson se do të ketë takim mes Kurtit dhe Hamzës, përderisa s’ka përafrim të qëndrimeve, teksa tha se as emri i kandidatitit për president nga kjo parti, nuk tregohet pa arritur në këtë pikë.
“Derisa nuk ka prezantim dhe afrim të qëndrimeve, nuk besoj që do të ketë edhe takim. PDK ka treguar që është e gatshme me dhanë emrin, po qe sa ka marrëveshje. Emri nuk tregohet përdersa nuk ka përafrim të qëndrimive”, ka thënë Lushtaku./Reporteri.net