×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Rinis qarkullimi

    Përfundon protesta e serbëve në Jarinjë

    Reporteri
    14 Mars 2026 | 18:45

    Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se protesta në pikëkalimin kufitar në Jarinje, ka përfunduar.

    Përmes një njoftimi zyrtar, QKMK-ja bën me dije se qarkullimi në këtë pikë po zhvillohet normalisht.

    “Ju njoftojmë se ka përfunduar protesta në PKK Jarinjë (në territorin e Serbisë) dhe qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht.

    Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK në numrat +383(0)45198000, +383(0)45198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095″ thuhet në njoftim.

    Një ditë më parë, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Ministria e Punëve të Jashtme, paralajmëruan qytetarët që të planifikojnë udhëtimet dhe të shmangin pritjet potenciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!