×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / E fundit

    Përfundon takimi, Abdixhiku: S’kam lajme të reja, jemi shumë larg marrëveshjes me Kurtin

    Reporteri
    07 Gusht 2026 | 15:33

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë përfunduar takimin në Kuvend,  ku u mblodhën për të diskutuar lidhur me formimin e institucioneve.

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk ka marrëveshje në këtë pikë.

    “Në çështje tjera, sa më shumë që po vonohemi, marrëveshja bëhet edhe më pak e mundur. Nuk kam lajme të reja dhe mund të them se jemi shumë, shumë larg një marrëveshje. Për LDK-në balanca institucionale është thelbësore”, tha ai.

    Ai ka thënë se LDK dëshiron që ta ketë të drejtën për propozimin e Presidentit në një koalicion me LVV-në.

    Ai ka thënë se oferta e dhjetorit për zv.kryeministrin dhe disa ministri s’mjafton dhe s’është e dinjitetshme.

    “Oferta e dhjetorit që LDK të marrë vetëm, zv.kryeministrin dhe ministri, s’është e mjaftueshme dhe s’është e dinjitetshme. S’mund ta trajtojmë e pranojmë. Nëse e doni LDK-në, atëherë LDK duhet të jetë e përfaqësuar. Kryeministri s’na takon, Kryetari i takon LVV-së me Kushtetutë, përfaqësimi i vetëm është një propozim, jo propozim bllanko, dhe presidenti bëhet i gjithë Kosovës”, ka deklaruar ai.

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!