Një moment qesharak ka ndodhur mes Kreut të PDK’së, Memli Krasniqit dhe deputetit të VV’së, Agim Bahtirit, në hollin e Kuvendit.

Derisa Krasniqi ishte në telefon, Bahtiri kaloi pas tij dhe i tha “Përhair konstituimi, Kryetar”, shkruan Reporteri.net.

Krasniqi nuk e kupton se po i drejtohet atij derisa i thotë kryetar, e pastaj kthehet e qesh.

Reklamë

Ndryshe, Kryeparlamentari Dimal Basha e konsideroi Kuvendin si të konstituar, ndonëse dështoi zgjedhja e nënkryetarit serb./Reporteri.net