×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkujtohen 7 dëshmorët e fshatit Bukosh të Komunës së Suharekës

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 15:59

    Në fshatin Bukosh te komunës se Suharekës u përkujtuan 7 dëshmoret te cilët ranë heroikisht nëpër beteja gjatë luftës në këtë fshat.


    Bashkëluftëtarë, familje të dëshmorëve dhe martirëve të luftës morën pjesë në tubimin përkujtimor i cili u mbajt në qendër të fshatit me rastin e 20 vjetorit të betejës së Bukoshit.

    Në këtë tubim morën pjesë zv.Kryeministri Enver Hoxhaj, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe veprimtarë të ndryshëm të jetës politike dhe shoqërore të komunës së Suharekës.

    Në këtë tubim u vlerësua lartë kontributi dhe sakrifica e luftëtarëve të lirisë: Ismail Bytyqi, Bafti Shala, Xhemajli Ramaj, Selim Veselaj, Fadil Kabashi, Rizah Kadolli, Mentor Krasniqi të cilët ranë heroikisht për lirinë e Kosovës.

    Me këtë rast në vendin e rënies u zbulua pllaka përkujtimore e dëshmorit Mentor Krasniqi i cili u dekorua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me urdhërin “Hero i Kosovës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!