×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje në qeveri mes PDK-së dhe Nismës për pagën minimale

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 13:30

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka shpërthyer një debat i nxehtë në mes të ministrave që vijnë nga radhët e PDK-së dhe ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica që vjen nga Nisma.


    Ky i fundit ka folur për rritjen e pagës minimale dhe për këtë i kanë reaguar ashpër zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ai i Inovacionit Besim Beqaj.

    Që të tre e sidomos Hoxhaj kanë thënë se është e pamundur që të ketë rritje të pagës minimale kjo pasi që siç tha Hoxhaj duhet një debat 10 vjeçar për të ardhur deri te ky vendim.

    Në këtë i është përgjigjur Reçica i cili theksoi se ekziston një trup qeveritare  që bashkë me bizneset është pajtuar se duhet të ketë rritje të pagës minimale.

    Nga ana e tij, Hoxhaj ka vazhduar me replikë duke thënë se nuk mund të rritet paga minimale çdo vit.

    Duke parë këtë situatë kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se në një mbledhje tjetër do të diskutohet për këtë çështje dhe më pas ka vazhduar me pikat tjera të rendit të ditës, njofton Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!