×
  • Lajme
  • Lajme

    Skënderaj: Personi i djegur ishte vrarë me disa plumba kallashi

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 13:06

    Një person ka vdekur tragjikisht, pasi është djegur në veturën e tij në fshatin Rezallë të Skenderajt. Rasti ka ndodhur mbrëmjes e së hënës.


    Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka njoftuar se ky rast është duke u hetuar si “vrasje e rëndë”, shkruan Reporteri.net

    Sipas Policisë viktima dyshohet të jetë I.Z., 48-vjeçar.

    “Rreth orës 19:00 të datës 8 prill 2019, Policia ka pranuar informacion se në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, një veturë ishte kapluar nga zjarri. Drejtë vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore dhe njësia e zjarrfikësve ku pas fikjes së zjarrit brenda në veturën e djegur është gjetur një trup i pajetë. Nga hetimet e para dyshohet se trupi i pajetë është i viktimës I. Z. rreth 48 vjeçar, ndërsa vetura e djegur me targa vendore ishte në pronësi të viktimës”, thuhet në njoftim.

    Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të armës.

    “Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe hetimet fillestare të bëra nga hetuesit e Krimeve të Rënda në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të armës. Marrë parasysh të gjeturat fillestare në vendin e ngjarjes dhe elementet tjera rethanore, sipas prokurorit të rastit hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshime për vepër penale ‘vrasje e rëndë’. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, përfundon njoftimi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!