×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Petrit Hajdari pasi u zyrtarizua kandidat për kryetar të Drenasit: Fitorja jonë është e sigurt

    Reporteri
    27 Korrik 2025 | 18:49

    Kryesia e PDK-së sot vendosi që Petrit Hajadari të jetë kandidat për kryetar të Drenasit, e jo Ramiz Lladrovci.

    Hajdari pasi y zyrtarizua si kandidat për të parin e Drenasit përmes një postimi në Facebook  ka shkruar se fitorja do të jetë e sigurit dhe angazhimi maksinal.

    Postimi i tij i plotë:

    PDK E DËGJOI ZËRIN TUAJ: DO TË JEM KANDIDAT I PDK-SË PËR KRYETAR TË DRENASIT

    Të dashur qytetarë të Komunës së Drenasit,

    Drenasi është vendi ku jam rritur e formuar dhe arsyeja pse jam në politikë. Me nderim të lartë e falenderim të sinqertë për kryetarin Memli Krasniqi dhe kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pranuar konfirmimin e kandidaturës sime për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Rrugëtimi im me PDK-në ka qenë i gjatë, sfidues por jashtëzakonisht krenar. Sot, edhe zyrtarisht, si kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit, i ftoj të gjithë për unifikim, bashkim e rrugëtim përpara ashtu sic i takon PDK-së në Drenas: bashkë e fuqishëm.

    I falenderoj nga zemra të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit që i kanë besuar vazhdimisht Partisë Demokratike të Kosovës e gjithashtu për besimin e thellë dhe emocionues që kam marrë unë gjithë këto ditë.

    Drenasi është adresa jonë e përbashkët dhe e vetmja. Gjithmonë ka pasur, ka dhe do të ketë gra dhe burra që i përgjigjen thirrjeve për ta bërë vendin tonë më të jetueshëm. Drenasi i është përgjigjur thirrjeve për revoltë, thirrjes së UÇK-së për luftë, thirrjes së PDK-së për shtetndërtim e do t’i përgjigjet edhe thirrjes së sotme për përbashkim.

    Përbashkim rreth vlerave të PDK-së sonë, asaj që është porosi e shenjtë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

    Drenasi do të jetojë më mirë sepse këtë do ta mundësojmë ne. Të gjithë ne bashkërisht.

    Fitorja jonë është e sigurt dhe angazhimi do të jetë maksimal.

    Nuk kemi shtëpi të dytë. Drenasin e kemi të shenjtë. Ndaj të gjithëve, pavarësisht bindjeve, shtrij dorën e bashkëpunimit: Drenasi kushton më shumë se egot e kujtdo. E ardhmja e fëmijëve tanë është ajo që duhet të na bashkojë.

    Zemra e Drenasit rreh për shërbim!
    I juaji,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!