Anëtarët e Partisë së Pavarur Liberale Serbe kanë kaluar në këmbë pikëkalimin kufitar në Merdare në shenjë proteste për ndalimin e shpeshtë të zyrtarëve të kësaj partie në pikëkalimet kufitare me Serbinë nga ana e MUP-it serb, shkruan Reporteri.net.
Kjo protestë erdhi pasi që dje një nga anëtarët e kësaj partie, njëherit këshilltar politik për komunitete i Kryeministrit, Ramush Haradinaj, Srdjan Jovanoviq u ndalua në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë ku u mbajt për disa orë dhe u mor në pyetje nga BIA serbe.
Deri më tani, anëtarët e SLS janë ndaluar kryesisht në pikëkalimin kufitar në Merdare, por në rastin më të fundit, një ndalim i tillë ndodhi edhe tek Dheu i Bardhë.
Kryetari, nënkryetarët dhe anëtarët e Komitetit Kryesor të Partisë së Pavarur Liberale serbe, Sllobodan Petroviq, Boban Stankoviq, Nebojsha Jakovljeviq, Sreçko Spasiq dhe Srdjan Jovanoviq u ndaluan gjithashtu më parë në pikëkalimet kufitare me Serbinë.
Gjatë ditës së djeshme kjo parti kërkoi reagimin e BE-së dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë në lidhje me këtë rast, ndërkaq Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka propozuar kundërmasë për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.