×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 11:28

    Në orët e vona të së hënës ka pasur të shtëna me armë në Prishtinë. Si pasojë e gjuajtjeve me armë ka mbetur i plagosur një person.


    Siç ka raportuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20. Ndërkaq bëhet e ditur se para të shtënave, ka pasur një zënkë në mes të disa personave.

    “Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa kishte ndërhyrë në rrahje të disa personave, është plagosur me armë në këmbë. Viktima është dërguar në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për të arrestuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor.

    Rasti është proceduar për ‘lëndim i rëndë trupor’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!