×
  • Lajme
  • Lajme

    Pleqnarët detyrojnë familjen e Donjeta Pajazitajt që të largohet nga fshati

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 16:11

    Shkëlqim Pajtazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt e cila u vra vite më parë, ka bërë të ditur se po detyrohen të largohen nga fshati.


    Përmes Facebook-ut, Shkëlqimi ka akuzuar pleqnarët se po hapin plagë të reja, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera, ai u kërkon të mos veprojnë, siç thotë ai, me tradhëti dhe për pasuri.

    Ndryshe, Donjeta Pajazitaj u vra në vitin 2015 nga Naser Pajazitaj, kushëri i saj, i cili u dënuar me burgim të përjetshëm.

    Ky është reagimi në Facebook i vëllait:

    Mbas nje lehtsimi sa do te vogel nga #Drejtesia,
    jane ata te cilet hapi plagë te reja
    Ata te cilet meren me rregulla #Kanunore (Pleqeria e Fshatit)
    Edhe pse ne menyr jo te deshirueshme familja e #Donjetes, largohet nga fshati ne menyr qe sa do pak te gjeje qetesi shpirtrore, por jan ata pikerisht pleqeria e fshatit qe hapin plagë ne zemer, jo duhet dhenë besë, jo keshtu jo ashtu!, Po sikur te ju ndodhete ju keshtu si do te vepronit?
    Mosni ju more #Pleqnar, mosni ju more #Tradhetar, po ju mare duhet me ju ardh, po ju jeni ata te cilet e keni perkrar kur e ka vrar një 12a13 vjeqar
    Mosni ju more #Pleqeni mosni ju more #Faqezi, mos veproni me #Tradheti, e per pasuni se ne strellc gjithë ka pas #Burrni

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!