Vendi ynë këtë javë ashtu siç ka paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është përshkruar me mot të ndryshueshëm, ku të marten kishte reshje shiu dhe më pas ngritje temperaturash.
Por së bashku me shiun e së martës ka ardhur edhe sasi e madhe e pluhurit nga shkretëtira e Saharë. Një pjesë e madhe së pari e ka mbuluar Spanjën, Francën, Kroacinë dhe më pas edhe Kosovën.
Faqja meteorogjike “Prishtina Weather” që drejtohet nga Mendim Rugova, njohës i kësaj fushe tregon se pluhuri saharian ka qëndruar edhe sot mbi qiellin e Kosovës dhe do të qëndroj akoma, shkruan Reporteri.net.
“Pluhuri saharian vazhdon të mbetet mbi qiellin tonë edhe ditën e sotme, siç edhe vërehet në foto. Edhe gjatë ditës së nesërme do të vazhdojë të mbuloj rajonin tonë, e nga dita e shtunë do të filloj të largohet”, shkruan faqja “Prishtina Weather”.
Sipas kësaj faqeje pluhuri ka ndikuar në reduktim të dukshmërisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.