×
  • Lajme
  • Lajme

    Po hymë në verë, por kështu u kthye bora në një shtet ku jetojnë mijëra shqiptarë

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 11:34

    Pranvera ka zënë vend për më shumë se 10 ditë, mirëpo dimri akoma po hedhë shqelmat e fundit.

    Kështu ka ndodhur sot në Zvicër, banorët e të cilin vend janë zgjuar duke parë gjithçka bardhë, shkruan Reporteri.net.

    Nga fotot e siguruara, Gjeneva është zgjuar me mjaft shumë borë. Madje, edhe temperaturat kanë shënuar rënie të konsiderueshme.

    Lexues të Reporteri.net nga Zvicra kanë thënë se reshjet kanë vazhduar gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, duke sjell atmosferë dimri në shumë qytete.

    Siç mësohet, bora ka përfshirë edhe pjesë të tjera të Zvicrës, duke përfshirë edhe qytete si Berni, Zyrihu, Luzerni e Lozana.

    Ndryshe, Zvicra është vend që karakterizohet me male të larta nga ku bora shkrihet mjaft vonë, mirëopo në këtë vend ku jetojnë mijëra shqiptarë rrallë ndodhë që kaq vonë të bie borë në zona të ulëta./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!