Bilal Kqiku, njëri prej të dyshuarve për vrasjen  në mars të vitit 2024 në Kolovicë, duke tentuar t’i ikë arrestimit nga Policia e Kosovës ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Ai është në gjendje të rëndë në QKUK.

27 vjeçari ka pasur urdhërarrest ndërkombëtar dhe vendor.

Reklamë

Policia e Kosovës ka  bërë të ditur se Kqiku  në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 20:30, në lagjen e Spitalit në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese. Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.”, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit atij i është ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në QKUK.

“Aktualisht policia, në bashkëpunim me akterët e tjerë përkatës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftim.

Reklamë