Sot policia e Kosovës, Rajoni i Ferizajt ka nderuar policin Ismet Murseli me mirënjohje për shërbimin 35 vjeçar në forcën e policisë së Kosovës para dhe pas lufte.
Zakonisht në raste të pensionimit të punëtorëve nëpër kolektive, organizata apo edhe institucione organizohen ceremoni përshëndetëse. Por, sot policia e Ferizajt kishte vendosur që policit të pensionuar t’i bëjë edhe një nder të veçantë. Ta përcjellë deri në shtëpi me përcjellje të policisë me ceremoni shtetërore.
Kjo u ka pëlqyer edhe banorëve të fshatit Greme, për nderin që i është bërë bashkëfshatarit të tyre, për të cilin kanë vetëm fjalë të mira.
Ismet Murseli ka filluar punën si polic në vitin 1976 deri në vitin 1990 ku u largua nga vendi punës sikurse shumë policë të tjerë të cilët nuk u pajtuan me regjimin fashistë Millosheviçit, shkruan Ferizajpress.
Pas çlirimit në vitin 2000 filloi punën si polic i Republikës së Kosovës, ku për 19 vite shërbeu në stacionin policor të Ferizaj. Sot në ditëlindjen e tij të 65-të, Policia e Kosovës me një ceremoni të veçantë e dekoroi me mirënjohje për punën dhe angazhimin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.