×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e konfirmon: U gjuajt me armë në drejtim të një personi në Podujevë

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 9:27

    Policia e Kosovës e ka konfirmuar tentimvrasjen e mbrëmshme në fshatin Sibovc të Podujevës, duke bërë të ditura edhe detaje të tjera.


    Sipas tyre, rasti ka ndodhur rreth orës 22:30, ku disa plumba ishin shtënë në drejtim të një veture në lëvizje, shkruan Reporteri.net.

    “Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në fshatin Sibovc të Podujevës. Sipas informatave fillestare dyshohet se me armë zjarri është shtënë në drejtim të një automjeti Golf VII, i cili po qarkullonte në drejtim të Podujevës”, ka thënë Ahmeti.

    Automjeti është konfiskuar nga ana e policisë për ekzaminim, ndërkohë që hetuesit policor në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në ndriçimin e kësaj ngjarje.

    Sidoqoftë, mbrëmë Reporteri.net shkruajti lidhur me të shtëna në këtë fshat të Podujevës, e sot u mësua që personi ndaj të cilit u shkrepën plumbat është A.Potera, por motivet nuk dihen.

    Këtë djalë deshën ta vrasin me plumba mbrëmë në Podujevë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!