Janë bërë dy javë nga grabitja që ndodhi në aeroportin e Rinasit në Tiranë.
Persona të maskuar arritën që të vjedhin furgonin me të cilin barteshin thasët me euro, e që vlera e tyre ishte disa milionëshe.
Njëri prej të arrestuarit, Alond Begasi para organeve të drejtësisë ka treguar emrat e grabitësve të përfshirë në rastin në fjalë. Ai ka thënë se dy të tjerë ishin nga Kosova që thirreshin me nofka “Daja dhe “Tani”.
Indeksonline ka kontaktuar me Policinë për të marrë informacione zyrtare nëse dyshohet për kosovar të përfshirë në grabitjen e Rinasit.
Të pyetur se a ka kosovar të përfshirë dhe a kanë bashkëpunuar me Policinë e Shqipërisë, nga Policia kanë thënë se kanë shkëmbyer informacione për të zbuluar rastin dhe autorët.
“Policia e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer që ka me Policinë Shqiptare, edhe në rastin konkret ka bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacione, në drejtim të zbulimit të këtij rasti dhe autorëve”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Për këtë grabitje deri më tani Policia e Shqipërisë ka arrestuar pesë persona, Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja, kurse Alkond Bengasi , Saimir Çela dhe Renaldo Sula akuzohen si bashkëpunëtorë.
Ndërsa, grabitësi, Admir Murataj u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri me Policinë.
Këto para po transferoheshin nga Tirana për në Austri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.