×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës jep detaje për rrahjen mes Petroviqit dhe anëtarëve të Listës Serbe

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 10:14

    Gjatë ditës së djeshme deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq tha se është sulmuar nga anëtarë të Listës Serbe në një nga restaurantet e kryeqytetit. 


    Petroviq tha se sulmi fizik erdhi pas kërcënimeve të vazhdueshme verbale që ai kishte marrë për disa muaj me radhë, shkruan Reporteri.net.

    E Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje.

    Sipas policisë gjatë ditës së dejshme, në rrugën “Fazli Grajqevci”, në Prishtinë, rreth orës 10:06, është raportuar se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes të tre të dyshuarve meshkuj K/serbë.

    Policia thotë se të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!