×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Policia e Kosovës pajiset me 45 dronë, i kushtojnë mbi 81 mijë Euro

    Reporteri
    14 Tetor 2022 | 22:00
    Foto-ilustrim

    Policia e Kosovës do të furnizohet shumë shpejt me 45 dronë. Kontrata tashmë është nënshkruar.

    Bazuar në dosjen e tenderit të publikuar në e-prokurim për këtë ritender, blerja e këtyre dronëve do t’i kushtojë Shtetit mbi 81 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Aty janë dhënë edhe çmimet që kanë ofruar kompanitë për këtë furnizim, por s’është përmendur se për çfarë lloje dronësh bëhet fjalë.

    Çmimi më i ulët ka qenë rreth 60 mijë euro, e më i larti rreth 110 mijë.

    Tenderin e ka fituar konzorciumi i kompanive të gjeodezisë “Gjeo Projekt SH.P.K; Sudio Hapsira SH.P.K”.

    Vlera e saktë e kontratës është 81 mijë e 180 euro.

    Procedurat e prokurorimit kanë filluar nga 8 korriku, e kontrata është nënshkruar më 12 tetor 2022./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!