×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës: Thirrjet për protesta në jug të Mitrovicës, qëllimkëqija dhe të dyshimta – qytetarët t’i shpërfillin

    Reporteri
    01 Qershor 2023 | 8:55

    Policia e Kosovës deklaroi se thirrjet në për protesta masive në jug të Mitrovicës, të shpërndara nga profile të dyshimta në rrjetet sociale, mund të jetë qëllimkëqija, në dëm të qytetarëve dhe të interesave të Kosovës

    Policia deklaroi në një njoftim të enjten se qytetarët duhet të mos bien pre e asnjë “gjoja organizimi nga persona të panjohur, por t’i lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm”.

    Policia tha se i garanton qytetarët që është e përkushtuar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët pa dallim.

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës është në dijeni se, nëpër media të ndryshme sociale, nga persona dhe profile të ndryshme, janë duke qarkulluar postime me thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrje në gjoja protestë masovike, sot në ora 12:00, në Jug të Mitrovicës dhe me synim kinse për marshim në veri të vendit.

    Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës. Prandaj, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm.

    Garantojmë qytetarët se institucionet e Kosovës në përgjithësi, e në veçanti Policia e Kosovës, janë plotësisht të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët pa dallim. Ne e vlerësojmë lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!