×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës tregon se sa do të jenë gjobat nëse nuk ndaleni në dritën e kuqe në semafor

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 13:07

    Policia e Kosovës po vazhdon me marrjen e masave në mënyrë që të këtë një siguri në trafik rrugor si dhe uljen e aksidenteve të cilat shpesh po jenë fatale.


    Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, në fokus janë kundërvajtësit të cilët nuk ndalen në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semafor.

    Policia ka bërë të ditur se mosndalja në dritën e kuqe në semafor do të këtë këto masa kundërvajtëse: 150 euro gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit motorik, si dhe tri pikë negative.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!