×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia edhe sot po ruan familjen e të dyshuarit për vrasjen në Marmull të Gjakovës

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 15:39

    Familja e të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen e mbrëmshme në Marmull të Gjakovës po ruhet edhe nga policia e Kosovës. Patrullat janë vendosur pranë shtëpisë së Alfred Gjugjës, qysh mbrëmë, pak pasi ndodhi krimi.


    Kërkesën për një gjë të tillë e ka bërë Prokuroria Themelore e Gjakovës, shkruan portali Kallxo.com. Kjo masë, sipas Prokurorisë së Gjakovës do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

    Gjugja u arrestua mbrëmë rreth orës 21:00, gati dy orë e gjysmë pas vrasjen dhe plagosjes që ndodhi në fshatin Marmull.

    Reporteri.net të mërkurën ka raportuar se Alfred Gjugja, me tu arrestuar mbrëmë si i dyshuar për vrasjen e fqinjit të tij dhe plagosjen e një tjetri, fillimisht ka pranuar se ai ishte dorasi i krimit që ndodhi në fshatin e tij.

    Por, ai ka ndryshuar deklaratën e tij më të mbërritur avokati i tij Ndrecë Dodaj, dhe më pas nuk ka pranuar të flasë, duke u mbrojtur në heshtje, para hetuesve dhe prokurorit për ngjarjen që ndodhi të hënën rreth orës 18:30, në fshatin Marmull, pak kilometra larg qytetit të Gjakovës.

    Ndryshe, Prokuroria në Gjakovë ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të arrestuarit si i dyshuar për vrasjen e rreth 40 vjeçarit Tunë Bezhi. Vendimin për këtë, Gjykata Themelore e Gjakovës pritet ta marrë nesër. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!