×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Marmull të Gjakovës – ky është emri i tij

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 20:58

    Policia në Gjakovë ka arritur të arrestoj të dyshuarin për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi në orët e mbrëmjes në fshatin Marmull.


    Arrestimin e ka konfirmuar për Reporteri.net policia rajonale e Gjakovës.

    “Policia në Gjakovë ka arritur të arrestoj personin e dyshuar e po ashtu ka konfiskuar edhe armën e cila dyshohet se është përdorur për kryerje të veprës penale”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    I arrestuari, siç merr vesh Reporteri.net është Alfred Gjugja nga fshati Marmull, ku edhe kreu krimin.

    Ky i fundit dyshohet se sonte rreth orës 18:35 qëlloi me armë zjarri – automatike, për vdekje rreth 40 vjeçarin T.B. dhe la të plagosur personin tjetër me inicialet A.N.

    Viktimat dhe i dyshuari janë fqinjë mes vete. Të tre janë nga fshati Marmull.

    Kjo vrasje, sipas informacioneve të para, po dyshohet se ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje rreth një prone që i vrari ka pasur me të dyshuarin.

    Nga ana tjetër, gjendja shëndetësore e të plagosurit bëhet e ditur të jetë jashtë rrezikut për jetë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!