×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia flet për aksidentin në Pejë: Një i vdekur dhe dy gra të lënduara

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 15:34

    Rreth orës 12:15 në rrugën Pejë-Istog, në dalje të fshatit Vitomiricë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Nga ky aksident ka vdekur N.R, 63 vjeçar dhe janë lënduar rëndë dy gra. Njëra po trajtohet në spitalin e Pejës e tjetra është dërguar për QKUK.


    “Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mercedes’ dhe një ‘VW’, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës, N.R. m/k/sh rreth 63 vjeçar, ndërsa dy persona (femra) janë të lënduara, njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa e lënduara tjetër është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal-Pejë”, tha policia.

    Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

    “Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

    Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, tha policia.

     

    Aksident i rëndë në Ozdrim të Pejës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!