×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje pas zbulimit të klinikës për transplantim organesh në Prishtinë

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 16:07

    Policia e Kosovës ka rënë dje dhe sot në gjurmët e një klinike ku dyshohet se janë kryer disa veprimtari të dyshuara që lidhet me transplantim organesh.


    Policia ka dhënë detaje, duke treguar se përveç 5 të arrestuarve, janë konfiskuar edhe gjëra të tjera të dyshimta si dosje mjekësore, libra të evidencave, 4 telefona mobilë dhe 500 euro para të gatshme, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera, Policia thotë se në gjurmët e kësaj klinike kanë rënë pas hetimeve të kryera paraprakisht.

    “Bazuar në informatat dhe hetimet e bëra paraprakisht, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) me datën 2 dhe 3 prill 2019 ka realizuar një operacion policor, që ka rezultuar me kontrollimin e një klinike private në rajonin e Prishtinës dhe me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar për kryerje të veprave penale: “Transplantim i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore”, “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “Bashkëkryerja”, thuhet në njoftim.

    Vlen të theksohet se në këtë operacion policor kanë qenë të përfshira edhe institucionet të tjera si inspektorët shëndetësorë nga MSH, inspektorët farmaceutikë, zyrtarë nga administrata tatimore dhe njësitet tjera policore.

    Ndryshe, për gjetjen e kësaj klinike u raportua sot, ndërkohë që u bë e ditur vetëm se ishin arrestuar disa persona që tani po qëndrojnë në mbajtje./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!