Policia e Kosovës në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net ka bërë të ditur se tre automjete janë përfshirë në aksident trafiku në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Sipas policisë, tre persona kanë pësuar lëndime nga ky aksident.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Policia e Kosovës.
Një veturë e tipit Audi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në vendpunishte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.