×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për aksionin në Brezovicë e në Shtërpcë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 9:39

    “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar & marrje e ryshfetit & ushtrim i ndikimit & ndotja dhe degradimi i mjedisit Brezovicë, Shtërpcë, Ferizaj dhe Prishtinë”, kështu e ka cilësuar Policia e Kosovës aksionin e djeshëm në këto vende, shkruan Reporteri.net.

    Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit dhe disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë të firmave.

    Policia thotë se gjatë një operacioni policor janë arrestuar dhjetë të dyshuar kosovarë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat e lartcekura.

    Me urdhëresë të gjykatës janë kontrolluar 12 lokacione të ndryshme. Gjatë bastisjes janë konfiskuar: një sasi e konsiderueshme para të valutave të ndryshme, armë të ndryshe, një sasi e municionit,  vetura, aparat për prodhimin e kripto valutave si dhe pajisje të ndryshme elektronike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    10 të arrestuar dhe 61 mijë euro të sekuestruara bashkë me 8 vetura, krejt çka ndodhi në aksionin e sotëm në Shtërpcë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!