×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për të moshuarin që u rrah me grushte në rrugën C në Prishtinë

    Reporteri
    21 Janar 2022 | 21:32

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen në rrugën C në kryeqytet, shkruan Reporteri.net.

    “Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, njofton Policia.

    E tmerrshme: Goditet me grushta një i moshuar në “Rrugën C” në Prishtinë

    Tutje theksohet se personi i dyshuar A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!