×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia merr masa, kazinotë në thumb të aksionit

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 11:55

    Policia e Kosovës ka marrë masa të menjëhershme pasi nga zyrtarët shtetërorë u kërkua ndalja e punës së kazinove dhe lojërave të fatit.

    Mirëpo ,tani për tani, Policia në operacion ka vetëm një aksion kontrollimi, shkruan Reporteri.net.

    Këtë gjë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili theksoi se aksioni është i shtrirë në gjithë territorin e Kosovës.

    Informacione më të detajuara nuk ka dhënë Policia, me arsyetimin se operacioni është akoma duke u zhvilluar.

    Sidoqoftë, sot kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë përkrahur idenë për pezullimin e punës së kazinove dhe lojërave të fatit.

    Ndryshe, dje 49 deputetë të Kuvendit të Kosovës morën iniciativë për ndikuar në mbylljen e këtyre bizneseve, duke u arsyetuar me gjendjen pas vrasjes së dy punëtorëve në vendin e punës./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!