Gjatë ditës së sotme është arrestuar drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti. Kjo gjë është bërë e ditur përmes një komunikate për medie dërguar nga Stacioni i Autobusëve, të cilët kanë treguar edhe arsyet e arrestimit të Hotit.
“Arsyet e arrestimit të drejtorit janë: sjellja arrogante dhe sulmi ndaj disa punëtorëve”. Sipas tyre, Luan Hoti tani gjendet në stacionin policor jugu në Prishtinë.
E Policia e Kosovës ka treguar se në Stacionin e Autobusëve ka ndodhur një përleshje mes dy personave.
“Sot në stacionin policor jugu ne Prishtine janë intervistuar dy persona lidhur me një mosmarrëveshje qe palët kanë pasur ne vendin e tyre te punës. Pas konsultimit te Prokurorit te shtetit nuk është iniciuar rast. Palët janë udhëzuar qe kontestin e tyre ta zgjedhin në institucionet kompetente”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.