Vasfije Krasniqi, gruja që rrëfeu publikisht dhunimin seksual që i ishte bërë nga serbët gjatë luftës në Kosovë, ka postuar një fotografi të saj në moshën kur ajo dhunua.
“Para se të ma shkatërronin fëmijërinë”, ka shkruar ajo, postim të cilit ia ka bashkangjitur edhe një foto kur ajo ishte 16 vejçare, përcjellë Reporteri.net.
Në tetor të vitit të kaluar, ajo për herë të parë rrëfeu hapur tmerrin e përjetuar gjatë luftës, dhunimin seksual që i ishte bërë.
Vasfije Krasniqi kishte rrëfyer me lot në sy për torturat që kishte përjetuar në luftë, e që në atë kohë ishte 16 vjeçare.
Ajo tregoi se gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte përdhunuar nga dy serbë: njëri prej tyre polic i regjimit të Slobodan Millosheviqit dhe rasti kishte ndodhur në fshatin Babimovc të Vushtrrisë.
“Në atë moment unë vetëm doja të vdisja me një plumb edhe kurgjo tjetër. Veç me më vra”, kishte thene nder tjera Krasniqi.
Vasfija thotë se polici serb i kishte thënë se nuk do ta vriste për një arsye të vetme: që të vuaj më shumë.
Por, tmerri i asaj dite për Vasfijën nuk ishte ndalur me kaq. Ajo shprehej se ishte dhunuar seksualisht edhe nga një tjetër person, që ishte veshur me rroba civile.
Ndryshe, 36-vjeçarja, tanimë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.