×
  • Lajme
  • Lajme

    Pranvera sjell ditë vjeshte, Kosovën e përfshijnë vranësira, erërat e shiu

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 8:42

    Një vorbull ciklonike që ka depërtuar nga Atlantiku mbi ishujt Britanikë, ditëve të ardhshme do të shtrihet edhe në Mesdheun perëndimor dhe Itali, duke sjellur mbi vendin tonë vransira dhe mundësi për riga lokale shiu.

    Ndërkohë masat e ngrohta ajrore do të vazhdojnë të mbesin mbi rajon duke mbajtur temperaturat rreth vlerave mesatare, transmeton Reporteri.net.

    Në fillim të javës së ardhshme, fusha ciklonike do të fuqizohen më shumë mbi rajonin tonë, duke favorizuar mot me reshje më të qëndrueshme shiu, si dhe rënie të lehtë të temperaturave.

    Për ditën e sotme është parashikuar mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

    Në fundjavë pritet të ketë kryesisht vranësira dhe intervale me diell. Ditën e diel, pasdite mundësi për riga lokale shiu./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!