×
  • Lajme
  • Lajme

    Prej nesër kompania “Pastrimi” i lë në bërllok shtatë komuna

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 11:05

    Kompania “Pastrimi”,  ka njoftuar se pas ditës së sotme nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave, shkruan Reporteri.net.


    Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se kjo po bëhet për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kmpania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.

    “Prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave”, bënë të ditur tutje “Pastrimi”.

    Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problemi.

    Kompania Rajonale për Mbeturina “Pastrimi”sh.a. –Prishtinë, është Kompani Publike, e specializuar për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe të higjienës publike përfshirë edhe bartjen e mbeturinave si veprimtari të saj themelore, në Regjionin e Prishtinës që përfshinë komunat: Prishtinë, F.Kosovë, Obiliq, Lipjan, Podujevë, Drenas dhe Graçanicë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!