×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 11:00

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme feston ditëlindjen e 51-të.


    Presidenti Thaçi u lind më 24 prill të vitit 1968 dhe është biri i babait Haxhiut dhe nënës Hyrës nga Buroja e Skenderajt.

    Aktualisht presidenti Thaçi jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin.

    Hashim Thaçi është Presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ka qenë kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër në kabinetin e ri të kryesuar nga Isa Mustafa, i cili ka marrë detyrën më 12 dhjetor 2014. Thaçi ka qenë gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai ishte ngritur në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërkohë, ai kishte shërbyer gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!