×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi jep detaje të reja për Samitin e Berlinit

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 21:22

    Presidenti Hashim Thaçi ka folur për Samitin e Berlinit me ç’rast ka dhënë detaje të reja se ç’pritet të ndodhë dhe ç’kërkesa do t’i parashtroj kancerlares Angela Merkel dhe presidentin francez Macron, shkruan Reporteri.net.


    “Në Berlin do ketë një takim rutinë, normal, me deklarata të shteteve përkatëse. Do të ketë një deklaratë gjithëpërfshirëse dhe s’do ketë kurgjë konrekte. S’do ketë dialog mes Kosovës e Serbisë, por vetëm prezantim i vullnetit të mire. S’do ketë dialog, negociata dhe s’do ketë ballafaqim kosovaro-serb”, ka deklaruar Thaçi në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi më tej ka treguar se çfarë pret nga ky takim.

    “Nga takimi pres konfirmimin nga Merkel dhe Macron se do ta mbështesin Kosovën për liberalizimin e vizave, jo si dhuratë por respektim i kontartës sepse kemi plotësuar kriteret.
    Nëse kjo s’ndoh ky takim për Kosovën do jetë i thatë dhe i zbehtë dhe pa substancë.
    Do t’i pyes se si do t’i bindin pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe do kërkoj nga takimi që ta bindin Serbinë për ta njohur Kosovën por edhe të mos e mohojnë gjenocidin në Kosovë. Nëse këto nuk repsektohen do jetë një fiasko e këtij takimi”, ka deklaruar Thaçi.

    Ai më tej ka deklaruar se asnjë proces nuk është kryer në tre dekadat e fundit në Ballkan pa Amerikën dhe as do të kryhet pa ta. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!