×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi kërkon një datë tjetër për të dëshmuar para komisionit hetimor

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 14:40

    Kryetari i Komisionit Hetimor për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, Xhelal Sveçla, ka treguar se kanë pranuar një letër nga Presidenca, sipas të cilës, Hashim Thaçi s’do të mundë t’i përgjigjet sot ftesës për intervistim.


    Ai ka thënë se në këtë letër të Presidencës është kërkuar që një gjë e tillë të shtyhet për 26 prill.

    Ndërsa, anëtari i komisionit nga AAK-ja, Muharrem Nitaj, ka thënë se komisioni nuk ka arritur ta përpilojë një raport brenda afatit kohor dhe ka kërkuar 1 muaj shtesë.

    Ai ka thënë nëse presidenti ka shprehur interesim të raportojë lidhur me këtë rast komisioni nuk duhet ta pengojë.

    Edhe Driton Selmanaj i LDK-së ka thënë se presidentit duhet t’i jepet mundësia që të flasë për rastin e “gylenistëve”.

    Deputeti tjetër Anton Quni ka thënë se është mirë që presidenti ka shprehur dëshirë për bashkëpunim.

    “Shpresojmë se do të kuptojmë nga presidenti pse AKI-ja e ka ndërmarrë këtë operacion, a ka qenë vendimi i saj apo dikujt tjetër”, ka thënë ai.

    Kjo është hera e katërt që Thaçi nuk i përgjigjet thirrjes së Komisionit. Më herët, Xhelal Sveçla kishte paralajmëruar se do ta detyronin Thaçin për të dëshmuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!