×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi niset për në Londër, tregon edhe arsyen

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 11:57

    Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ka marrë rrugën drejt Londrës pas ftesës nga instituti britanik, “Catham House”.

    Siç ka thënë presidenti, atje do të flas rreth situatës politike në Kosovë si dhe për dialogun me Serbinë, shkruan Reporteri.net.

    “Rrugës për në Londër, i ftuar nga instituti Chatham House, ku do të flas për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

    Ndërkohë, presidenti nuk ka bërë të ditur nëse do të ketë ndonjë takim me krerë të shtetit britanik.

    Ndryshe, Britania e Madhe ishte shprehur kundër korrigjimit të kufirit, temë kjo që është agjendë e presidentit Thaçi. Që nga ajo kohë, presidenti ishte takuar me kryeministren Theresa May në Paris, por nuk ishin dhënë detaje./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!