Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim Grupin e Grave Deputete.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të mbështetjes së nismave që kontribuojnë në fuqizimin e grave, rritjen e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së tyre në jetën publike dhe vendimmarrje.

Në njoftim thuhet se Shiroka Pula ka vlerësuar angazhimin e Grupit të Grave Deputete, duke theksuar gatishmërinë për të qenë partnere në nismat që promovojnë rolin, kontributin dhe arritjet e grave në të gjitha fushat e shoqërisë.

Reklamë

Gjithashtu, ajo ka rikonfirmuar përkushtimin për të mbështetur përpjekjet për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët në këtë drejtim.

 

 

 

 

Reklamë