Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa forcat e policisë kanë blinduar perimetrin e institucionit.

Pas këtij veprimi, protestuesit i ndoqën nga pas dhe kanë nisur të brohorasin.

Efektivët e policisë kanë krijuar një rrethim sigurie përreth ndërtesës së Kryesisë së Kuvendit, ndërsa protestuesit ndodhen pas tyre.

Reklamë

Disa protestues më parë kanë qëlluar me llastiqe, ndërsa tashmë ata janë distancuar larg policisë.

Efektivët po qëndrojnë në gatishmëri pranë institucioneve shtetërore. /tch