×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Vjosa Osmani, gruaja e dytë shefe e gjashtë e Kosovës

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 19:29

    Vjosa Osmani ka arritur që në rundin e tretë të votimit në Kuvend, me 71 vota, të zgjidhet Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës.


    Presidentja Osmani ka marr 71 vota në rundin e tretë, nga 82 deputetë të Kuvendit, sa morën pjesë në votimin për President, shkruan Reporteri.net.

    Kundërkandidati i saj, Nasuf Bejta, nuk ka marrë asnjë votë në rundin final të votimit.

    Derisa, 11 fletëvotime të deputetëve sërish kanë rezultuar të pa vlefshme.

    Vjosa Osmani për rreth 5 muaj ka ushtruan detyrën e Presidentes së vendit, deri në zgjedhjen e Glauk Konjufces kryeparlamentar.

    Ajo do ta pasojë Hashim Thaçin në Presidencë, pasi ky dha dorëheqje në nëntor të vitit të shkuar, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!