Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës u ka bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve që ora e parë e mësimit gjatë ditës së nesërme (16 shtator 2026) t’i dedikohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), historisë së luftës çlirimtare dhe kontributit për shtetndërtim.

Përmes një letre zyrtare të nënshkruar nga Drejtori i Arsimit, Arianit Elshani, kërkohet që mësimdhënësit të trajtojnë me nxënësit rëndësinë e luftës së UÇK-së, sakrificën e qytetarëve, si dhe proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë edhe vendimin që pritet të merret së shpejti.

Në letrën e Drejtorisë së Arsimit thuhet se bashkërisht shpresojnë në një vendim të drejtë që liron ish-drejtuesit e UÇK-së, ndërsa synimi kryesor i këtij udhëzimi është që brezat e rinj të njihen me historinë e afërt të vendit dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike.

Reklamë