×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritje të gjata në kufirin Kosovë-Serbi në Merdare, kolona deri 2 km

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 20:38

    Pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbinë në Merdare është kthyer në një vend pritjeje torturuese për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë apo kthehen në vendet perëndimore.


    Kështu po ndodh edhe sonte ku mërgimtarët po presin me orë të tëra për të shkuar në vendet perëndimore ku jetojnë, shkruan Reporteri.net.

    Një mërgimtarë ka dërguar foto në adresë të Reporteri.net dhe tregon se kolona është bërë 2 km.

    “Dy kiloemtra është bërë kolona, jemi duke pritur me familje për t’u kthyer në Gjermani”, ka treguar ai për Reporteri.net.

    Kujtojmë se kur ka fluks të shtuar të mërgimtarëve për festa në Kosovë pritjet në këtë pikë kufitare shkojnë deri në 3 orë. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!