×
  • Lajme
  • Lajme

    Projekti i financuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë mundëson të dëgjohet online radioja më e madhe në gjuhën rome

    Reporteri
    28 Shkurt 2024 | 11:54

    Prej sot, të gjithë dëgjuesit e Radio “Romano Avazo”, me programacionin e radios mund të informohen dhe argëtohen nga kudo që ndodhen duke e dëgjuar online në internet.

    Radio në gjuhen rome, më e dëgjuara në Kosovë, mund të dëgjohet online në faqen zyrtare të saj www.radioromanoavazo.com.

    Transmetimi online i kësaj radioje u mundësua përmes projektit “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes edukimit medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë me grant për gazetën online Reporteri.net. Njoftimi për këtë është dhënë edhe nga vet radio, përmes faqeve të saj zyrtare.

    Radio “Romano Avazo” është radio që transmetohet në gjuhën rome. Me bazën në Prizren, radio transmeton edhe në frekuencën 107.3 Mh FM. Radio, e themeluar në vitin 2001, është në pronësi të organizatës “Durmish Aslano” nga Prizreni. Para se të regjistrohej si OJQ, “Durmish Aslano”, e themeluar më 1969, ka funksionuar si shoqëri kulturo-artistike.

    Themelues i radios ishte dramaturgu dhe gazetari, Nexhip Menekshe. Tash Radio dhe Organizata drejtohennga Fatmir Menekshe.

    Ndryshe, projekti “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes edukimit medial për komunitetet joshumicë në Kosovë” financohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë me grantin për mediat e pavarura në Kosovë i ndarë për Gazetën Online Reporteri.net (R Media L.L.C). Projekti implementohet edhe në partneritet “Front Online” dhe Institutin për Hulumtime “iFront”.

    Në kuadër të këtij projekti, për rreth tre muaj, 109 të rinj të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian janë trajnuar mbi Edukimin Medial. Pjesëmarrësit ishin nga qytete të ndryshme të Kosovës, si: Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Gjakova, Fushë Kosova, Lipjani, etj.. Prej tyre, 59 ishin gra/vajza – pra, më shumë sesa gjysma – rreth 55% – e pjesëmarrësve vajza dhe gra.

    Gjatë këtij procesi, 6 nga kandidatët më të suksesshëm që kanë dalë nëpërmjet një gare të hapur dhe transparente gjatë zhvillimit të trajnimeve në 5 rajone të ndryshme të Kosovës, janë përzgjidhur për të kryer punë praktike në mediat dhe organizatat partnere të projektit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!