×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurorët reagojnë për kërcënimet ndaj tyre: Nuk i përkulemi asnjë individi

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 10:59

    Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar ndaj kërcënimeve të kohëve të fundit.


    Rasti i fundit ishte kërcënimi i Prokurorit, Valdet Aliu. E në reagimin e tyre, Shoqata e Prokurorëve kanë thënë se nuk do të përkulen para asnjë individi që kryen akte të tilla.

    “Duke marr parasysh kërcënimet e kohëve të fundit ndaj prokurorëve të shtetit të niveleve të ndryshme, si shoqatë e prokurorëve të Kosovës reagojmë fuqishëm kundër çdo akti të kundërligjshëm të çdo individi kundër prokurorëve dhe sigurojmë qytetarët e Kosovës se asnjë prokurorë nuk do të përkulet para cilit do individ që kryen apo tenton të kryej çfarëdo akti të kundërligjshëm ndaj prokurorëve”, thuhet në reagim.

    “Prokurorët e Shtetit do të veprojnë vetëm në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera në fuqi dhe në asnjë mënyrë në bazë të kërcënimeve apo shantazheve të atyre që janë të dyshimtë për kryerjen e veprave penale apo grupeve që mbështesin individët e tillë”, thuhet aty.

    Shoqata e Prokuroroëve fton secilin qytetar, që për çdo pakënaqësi më punën e prokurorëve, të shfrytëzoj mjetet juridike dhe të ndjek procedurat e rregullta ligjore, sepse kjo do të inkurajoj prokurorët më integritet të lart profesional dhe etik dhe do të na ndihmoj në identifikimin e secilit që nuk vepron në përputhje më ligjin.

    “Shpresojmë së ka ardhur koha e fundit që qytetari të bëhet aleat i prokurorëve të shtetit, më qëllim të zbulimit dhe hetimit të drejtë dhe të bazuar në ligjet në fuqi, të gjithë atyre që kryejnë vepra penale dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe të ardhmen e vendit tonë”, thuhet në fund të njoftimit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!