×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria jep detaje për të kthyerit nga Siria

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 13:07

    Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi në një konferencë për media ka folur për të rikthyerit nga Siria, të cilët janë ndaluar nga ana e policisë me veprim të Prokurorisë së Shtetit.


    “Ndaj katër personave të kthyer në Kosovë, është rifilluar procedura penale kundër tyre. Kjo procedurë ka filluar vite më parë mirëpo është pezulluar”, tha Lumezi.

    Lumezi nuk ka bërë të ditur se nga cili vend i Kosovës janë këta persona.

    “Sot pas marrjes së informacioneve nga Policia e Kosovës, kemi marr vendimin për ndalimim e katër shtetasve të cilët kanë marrë pjesë si luftëtarë në Siri. Ata janë në masën e ndalimit dhe shumë shpejt prokurori të merr masat. Ndaj 119 personave deri më tani kemi ngritur akte akuzuese.”, tha Lumezi.

    Ndërsa prokurori Sylë Hoxha, deklaroi se ka pasur urdhërarrest në fuqi ndaj katër personave të dyshuar.

    “Ndaj këtyre katër personave ka qenë në fuqi urdhërarresti”, ka thënë Sylë Hoxha, prokuror i Prokurorisë Speciale.

    Sa i përket identitetit të tyre, Lumezi ka thënë se për momentin i kanë të gjitha informacionet, por që nuk dëshirojnë t’i bëjnë publike deri në momentin kur lënda do t’i dorëzohet Gjykatës.

    ‘Dihet nga cilat vende, dihet identiteti i tyre, emrat dhe mbiemrat, por për momentin nuk do t’i bëjm publike këto informacione’, ka thënë Lumezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!